Rreth 4000 dosje me emrat e dëshmitarëve të mbrojtur të Gjykatës Speciale, një person i paidentifikuar i kishte lënë para më shumë se një jave zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së.
I njëjti person në një letër që ia ka bashkangjitur dosjeve kishte shkruar se ditët në vazhdim do të sjellë dosje shtesë.
Kjo edhe ndodhi. Një person ende i paidentifikuar ka sjellë sërish dosje të reja të mërkurën në këtë organizatë.
Në dosje janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale.
Në zyrat e OVL të UCK-së gjatë ditës kanë qëndruar hetues të Gjykatës Speciale, të cilët kanë marrë me vete dosjet.
Kryetari i veteranëve të UCK-së, Hysni Gucati thotë se është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale.
Sjellja e mistershme e këtyre dokumenteve dhe mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga Organizata e Veteranëve të UCK-së ka zgjuar reagimin e organizatave që merren me të drejtat e njeriut, sipas të cilëve qëllimi kryesor është frikësimi i dëshmitarëve.
Ndërsa nga ekspertë të sigurisë po shihet edhe si tendencë për të kompromentuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/